Në lumin Morava e Binçës, rritja e nivelit të ujit, gjatë orëve në vazhdim rrezikon që të përkeqësohet gjendja në Budrikë, përderisa tashmë vërshimet kanë përfshirë fshatin Skifteraj, Pozheran e disa vendbanime të tjera.
Ndërkohë, që bëhet e ditur se lumi Morava në disa pjesë ka dalur nga shtrati dhe po rrezikon me përmbytjen e shumë hektarë tokë dhe objekte të tjera në Kllokot.
Hetem Jakupi përgjegjës i njësisë zjarrfikëse në Viti bënë të ditur se nga vërshimet në qytetin e Vitisë që ndodhën në orët e paradites, ekipet gjegjëse në teren kanë intervenuar në më shumë se 6 objekte për largimin e ujit, kurse në orët e pasdites ai tha se është rritur numri i kërkesave të tilla për ndihmë në pjesë të ndryshme të qytetit, madje edhe në periferi.
Situata është duke u keqësuar dhe ekipet kanë bërë mobilizimin e tyre në përgjithësi në rast nevoje nga njësia zjarrfikëse e cila do të angazhojë edhe ekipet rezervë.


Ekipet në kuadër të drejtorisë së shërbimeve publike, përfshirë të kompanisë “Hidromorava”, policisë dhe ato për menaxhimin e situatës janë angazhuar nga ora 24 e mbrëmjes. Meqë pritet që të ketë përkeqësim të situatës, ato do të kujdestarojnë edhe gjatë orëve të natës së sontme por me një mobilizim më të shtuar.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim