Ministri i Shëndëtësisë, Arben Vitia, në një konferencë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV.
Ai ka theksuar se janë marrë të gjitha masat në rast nevoje për të përballuar çdo situatë rreth këtij virusi, raporton Arbresh.info
Vitia ka thënë se nuk duhet të ketë panik te qytetarët për këtë sëmundje.
“Nuk kemi akoma rast me HMPV. Nga IKSHPK-ja janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha mekanizmat më adekuat që ekzistojnë për këtë problem dhe jemi në kontakt me OBSH dhe çdo institucion tjerët. Në momentin e parë që paraqitet një rast menjëherë merren masat me rekomandimet e IKSHPK-së. Asnjë lloj panike nuk ka për qytetarët. IKSHPK dhe SHSKUK veç kanë filluar masat dhe përgatitjet. Nëse do të kishte arsye për panik, ne do të kishim dalë me informata, nuk ka asnjë arsye për të pasur panik për këtë,” ka thënë ai./Arbresh.info
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pens...
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje