Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën pas takimeve të ndara me kryetarët e komunave të Vitisë dhe Obiliqit, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për financim të projekteve lokale me këto komuna.
Nga ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, komuna e Vitisë për vitin 2019 ka përfituar shumën prej 116.500 euro, për fillimin e realizimit të dy projekteve lokale. Kreut të kësaj komune, Sokol Haliti, nga ministri Lekaj iu kumtua edhe lajmi se puna për kyçjen e Gërlicës në autostradën “Arbën Xhaferi” do të fillojë në qershor.
Ndërsa komunës së Obiliqit, MIT i ka ndarë mjetet financiare në vlerë prej 100.000 euro për asfaltimin e rrugës “Haxhi Ali Qerkezi”, për të cilën komuna do të paguaj edhe 95,000 euro. Ministri Lekaj e njoftoi kryetarin e kësaj komune Xhafer Gashi, se për këtë vit në këtë komunë nga MIT do të fillojë edhe renovimi i tri rrugëve regjionale, “Hasan Prishtina”, “Isa Boletini” dhe “Llapi”.
Ministri Pal Lekaj, u premtoi krerëve komunal të Vitisë e Obiliqit, përkrahje të vazhdueshme dhe i njoftoi ata se për këto projekte janë bërë planifikimet buxhetore deri në përfundimin e plotë të tyre edhe për vitet që pasojnë.
Të parët e komunave nënshkruese duke shprehur falënderim të veçantë për përkujdesjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të ministrit dhe dikasterit që ai drejton, u zotuan se projektet e mbështetura nga MIT do të realizohen sipas afateve të parapara dhe me cilësi ashtu çfarë kërkohet me specifikat e projekteve të kësaj natyre./arbresh.info

Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...