Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë

08:26 | 1 Janar 2026
E.H

Viti i ri në Kosovë ka nisur me mot të ftohtë tipik dimëror, por pa reshje bore. Sot në të gjithë territorin parashikohet mot kryesisht i vranët, ndërsa temperaturat do të mbeten të ulëta, duke sjellë kushte të acarta sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Sot në të gjithë territorin e Kosovës parashikohet mot kryesisht i vranët, me temperatura të ulëta dimërore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -6°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 1 deri në 3°C, varësisht nga rajoni.

Sipas parashikimit, në Mitrovicë priten -7°C minimale dhe 2°C maksimale, në Podujevë -8°C deri në 2°C, në Prishtinë -7°C deri në 2°C, në Gjilan dhe Kamenicë -8°C deri në 2°C, në Ferizaj -8°C deri në 2°C, ndërsa në Prizren, Gjakovë, Istog dhe Junik temperaturat do të jenë pak më të larta, nga -6°C minimale deri në 3°C maksimale. Rajoni më i ftohtë mbetet Dragashi, ku priten -9°C minimale dhe vetëm 1°C maksimale.

Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi 1–11 m/s, duke e shtuar ndjesinë e të ftohtit, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale