Viti 2018 me numër rekord të rasteve me humbje të jetës në vendin e punës

11:38 | 11 Dhjetor 2018
M. A.

Sindikata e pavarur e sektorit privat ka mbajtur konferencën e fundit për media lidhur me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat. Punëtorët e sektorit privat janë në gjendje skllavërie dhe askush nuk është duke u marrë, thonë në këtë sindikatë, shkruan arbresh.info

Viti 2018 është cilësuar si viti rekord për nga numri i rasteve me fatalitet në vendin e punës.

Për 12 muaj janë regjistruar 23 vdekje në vendin e punës.

“Kjo sindikatë duhet të fillojë me lajme jo te mira në vitin 2018 kemi mëse 23 raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, fatkeqësisht kemi numër rekord. Ky vit është viti fatkeqësisht rekord me 23 të vdekur” tha kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi.

Sipas tij, inspektorati ka dështuar të kryej punën e vet dhe si pasojë është numri kaq i lartë i rasteve të tilla.

“Deri të rastet e vdekjeve vjen si mungese e edukimit të pronarëve për të cilit shteti nuk ka bë fare lidhur me këtë lidhshmëri e gjitha çka ka bërë shteti është një reagim. Si barrë kryesore të vijnë deri të vdekjet është ministria e punës të cilët duhet të përcjellin punën dhe shëndetin e punëtorëve. Ne me bindje të plotë themi se inspektorati ka dështuar”, ka thënë ai.

Punëtorët e sektorit privat janë në gjendje skllavërie dhe askush nuk është duke u marrë, tha ai.

“Punëtoret ne sektorin privat janë duke punuar në kushte tejet të vështira. Punëtoret deklarojnë se vijnë inspektorët i tërheqin vërejtjet pronarëve por megjithatë mjafton një takim i pronarëve me inspektorët dhe gjendja nuk ndryshon”.

“Mbi 80% e shohin vendin e tyre si transitor deri tu jepet mundësia me dal jashtë. Mbi 50% janë pa kontrata pune”

“Që nga viti 2011 asnjë qeveritar as kryeministri i tashëm që ka premtuar që do bëjë ndryshimin e pagës minimale për kureshtjen tonë ende nuk e dimë pse kryeministri pagën e vet mund të bëjë 3000 euro e nuk mund të lëviz pagën e punëtorëve nga 120 në 250 euro. Shteti ka ardh në atë fazë qe shteti është i lidhur me pronarët e kompanive”, tha kryetari Azemi./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale