Eurodeputetja në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se PE do të aktivizohet në liberalizimin e Kosovës sapo të plotësohen dy kushtet, pra, ratifikimi i Demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit.
Fajon në Twitter ka shkruar se Marrëveshja e arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës sot, veçse i ka hapur dyert Kosovës dhe se së shpejti do ta procedojnë në Parlamentin Evropian çështjen e vizave.
“E mirëpresm nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes Kosovës dh Malit të Zi për Demarkacionin. Si raportuese qëndrojë e përkushtuar për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Fajon.
Ajo thotë se me të plotësuar dy kushtet, Demarkacioni që është afër përmbylljes, dhe luftimi i korrupsionit, Parlamenti Evropian do të nisë procedurat për liberalizim të vizave.
“Ne do ta procedojmë në Parlametin Evropian kur të dy kushtet plotësohen. Këtë ua kemi borxh qyterarëve”, ka thënë Fajon.

Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra