Parku i Pishave në Sllatinë është përfshirë nga një zjarr në orët e mëngjesit të së martës.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Mal Gashi për Arbresh.info tha se informata për zjarr është pranuar rreth orës 9:30 të mëngjesit, dhe janë angazhuar 14 zjarrfikës dhe tri automjete.
Ai theksoi se ekipet ende po vazhdojnë me shuarjen e zjarrit, por ka shtuar se tani zjarri është vënë nën kontroll.
“Ekipi ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ishte përfshirë një sipërfaqe e madhe nga zjarri. Kemi angazhuar personel shtesë – 10 persona – dhe në vendin e zjarrit janë gjithsej 14 zjarrfikës dhe 3 automjete. Ekipet janë duke punuar për shuarjen e zjarrit dhe sipas informatave, tashmë është nën kontroll”, ka thënë Gashi.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...