Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot kanë bërë vendosjen e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës”, në parkun “Te Pishat” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, shkruan arbresh.info
Kryetrari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se sot po përurojmë një vepër kulturore.
“Sot kam nderin ta kem pranë ministrin Shala dhe kryetarin Veseli. Po përurojmë një vepër kulturore është projekt që do të jetë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se ky projekt i ka munguar Kosovës. Gjithashtu tha se ky projekt kushton rreth 2 milion euro.
“Është kënaqësi e veçantë edhe për mua, një objekt i tillë i ka munguar Kosovës dhe vendeve përreth projekt që ka vlera të mëdha besoj që gjatë këtij viti do të përfundoj, dhe ky projekt kushton rreth 2 milion euro” ka thënë ministri Gashi
Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se, Muzeu i Natyrës do të jetë një pasuri e koleksionit që e ka natyra jonë, këto janë vepra të jashtëzakonshme.
“Urime të gjithëve për mua ka qenë sot ditë e bukur. Muzeu i natyrës do te jetë një pasuri e koleksionit që e ka natyra jonë. Këto janë vepra të jashtëzakonshme. Do të vazhdojmë me projekte anë e mban vendit, Kosova po ec përpara me përkrahjen e njërit tjetrit”, ka thënë Veseli./Arbresh.info

Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...