Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, ka thënë se debati për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është polarizuar së tepërmi.
Ajo, në intervistën dhënë RTKlive, ka deklaruar se definimi i mandatit dhe strukturës së FSK-së është vendim sovran i Republikës së Kosovës. Sipas saj, çdo ndryshim për transformimin FSK-së në ushtri, do të duhej të bëhej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nëpërmjet një procesi transparent politik, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha palët.
Kurse sa i përket zgjedhjeve të reja, Viets ka thënë se koalicioni qeverisës e ka një shumicë stabile dhe me një konsensus të gjerë mund, apo do të mund të kryente detyrat e mëdha, të cilat Kosova duhet t’i kryej. Ajo ka deklaruar se Gjermania është zotuar për ta mbështetur Kosovën me rreth 46 milionë euro për vitet 2016 dhe 2017 në zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja