Një figurë prej dylli e presidentit Francez Emmanuel Macron është vjedhur nga një muze në Paris nga aktivistë mjedisorë.
Aktivistët e “Greenpeace” hynë në Muzeun Grevin duke u paraqitur si turistë përpara se të ndërronin rrobat, të mbulonin statujën me një batanije dhe ta nxirrnin atë nga një dalje emergjence, tha një burim policor për agjencinë franceze të lajmeve AFP.
Figura prej dylli u rishfaq më vonë jashtë ambasadës ruse, ku aktivistët denoncuan qëndrimin e Macronit ndaj kompanive franceze që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë që lufta me Ukrainën.
Macron ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të Kievit dhe ka qenë një figurë kryesore në përpjekjet evropiane për të siguruar një armëpushim.

Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin