Vidhen pajisje të teleferikut në Qendrën e Skijimit

09:06 | 24 Maj 2022

Me datën 23.05.2022 rreth orës 06:20, një vjedhje e rënde ka ndodhur  në Shtërpcë- Brezovice , ku një person kishte vjedhur pajisje në teleferikun e Qendrës së Skijimit .

Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet .

Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues,  grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale