Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur nga banesa e nënës së tij në Mitrovicë të Veriut disa pajisje dhe sende me vlerë.
Sipas Policisë së Kosovës, janë vjedhur dy televizorë, stoli ari, ora dore, pajisje të kamerave të sigurisë, parfume dhe para të gatshme.
“Mitrovicë Veri / 05-11.07.2026 – 10:20-11:15. Ankuesi m/k ka raportuar se, persona të panjohur nga banesa e nënës së tij kanë vjedhur: dy televizorë, stoli ari, dy ora dore, një DVR i kamerave të sigurisë, parfume të ndryshme, si dhe para të gatshme. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...