Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit dhe kanë vjedhur dy armë.
Policia bën të ditur se të dyshuarit kanë demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, për të cilat pronari ka leje valide.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.
“Shtime / 14.02.2026 – NN. Një mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së vëllait të tij i cili gjendet jashtë shteti dhe duke i demoluar i kanë vjedhur dy armë, njëra pistoletë dhe tjetra pushkë gjuetie për të cilat sipas raportimit pronari posedon leje valide . Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore”, njofton policia./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...