Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbajë nesër një konferencë për shtyp, ku do të prezantojë deklaratën preliminare të këtij misioni mbi zgjedhjet e 11 qershorit.
Në këtë konferencë pritet të flas shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Alojz Peterle, shkruan kp.
Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve nga BE-ja, mandati i të cilit ishte të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe të vlerësojë pajtueshmërinë e këtyre zgjedhjeve me ligjin e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhje, ishte i përbërë nga rreth 100 vëzhguesve nga shtetet e ndryshme anëtare të BE-së bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...