Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.
Lajmin për lajmin e Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij”, deklaroi ai.
Elezaj tha the rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Arbresh.info/
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...