Policia e Kosovës ka njoftuar se Vërmicë është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës Alfa-Romeo me targa të Shqipërisë, të cilën e drejtonte i dyshuari, janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Në njoftim të Policisë thuhet se së bashku në veturë me të dyshuarin ishte edhe një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë i cili ka arritur të arratiset.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Arbresh.info
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...