Një burrë ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës.
Kështu bëri të ditur për Arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”, ka thënë ajo.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, theksoi Ahmeti./Arbresh.info
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...