Një grua e moshës 80-vjeçare ka ndërruar jenë pasi është goditur nga një veturë në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, saktësisht në fshatin “Zhabarë”.
“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare”, tha Zahiti.
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...