Para pak çastesh afër stadiumit “Fadil Vokrri” është goditur nga vetura një person në Prishtinë.
Përderisa nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të tij, i lënduari ishte duke ndjekur nga jashtë ndeshjen mes Kosovës dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Indeksonline ka siguruar edhe pamje ku shihet një person i shtrirë në tokë, teksa disa njerëz i afrohen dhe i ofrojnë ndihmë.
Megjithatë, rasti nuk duket të jetë edhe aq serioz, pasi që Policia e Kosovës lidhur me këtë kanë thënë për Indeksonline se nuk është raportuar asnjë incident.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe ka bërë që të bën bashkë të gjithë krerët e institucioneve të vendit.
Më poshtë keni pamje:/indeksonline/
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë