Një grua ka ndërruar jetë dje në Gllogoc pasi u godit nga një veturë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima fillimisht është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Gllogoc 05.06.2023 – 18:43. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda. Viktima pasi është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, dyshohet për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...