Një aksident ka ndodhur mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në rrugën “Eqrem Çabej”,në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë ajo. /arbresh.info /