Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar mashkull është arrestuar, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur dy femra të cilat ishin duke kaluar rrugën, shkruan arbresh.info.
Si pasojë e lëndimeve të marra njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë, derisa ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore relevante dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, por me kërkesën e familjarëve trupi i pa jetë u është liruar familjarëve. I dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit