Një grua e moshës 68-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Rastinpër Arbresh.info e kanë konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, i cili tha se shoferi i automjetit, 55-vjeçar, e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e shënuar për këmbësor.
“Si pasoje e aksidentit këmbësorja femër rreth 68 vjeçare, pëson lëndime trupore e cila nga autoambulanca dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit. Sipas mjekut kujdestar këmbësorja ka lëndime te renda trupore, rrezik për jetë dhe e njëjta është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë”.
“Më vonë rreth orës 17:15 nëpërmjet telefonit nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja e lënduar si pasojë e aksidentit kishte vdekur”, tha Bytyqi.
Më tej, policia tha se pasi është pranuar kjo informatë, menjëherë është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse ngasësi është ndaluar për 48 orë në qendrën e ndaljes në polici./Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë