Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë në veprimet dhe politikat e partisë, duke deklaruar se është e domosdoshme që të veprohet me qartësi, maturi dhe përgjegjësi politike, sidomos në këtë periudhë të ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ai po ashtu theksoi angazhimin e tij për të mbështetur çdo hap që shërben për të mirën e Kosovës, komunitetit egjiptian dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Berisha shprehu kundërshtimin e tij ndaj bllokimit të proceseve që kontribuojnë në stabilitetin e vendit dhe zhvillimin institucional.
“Siç e dini si Parti Liberale Egjiptiane-PLE dhe unë si kryetar i saj e kemi për obligim që bashkë me ju të gjitha punët dhe veprimet tona politike ti bëjmë në koordinim të ngusht ! Në këto kohë të ndjeshme për Kosovën dhe qytetarët e saj, më shumë se kurrë lind nevoja për qartësi, maturi dhe përgjegjësi politike.
Unë, si kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, kam qenë i qartë në deklarimet e mia: Jam i gatshëm ta votoj për të mirën e Kosovës, komunitetit tim Egjiptian dhe të gjithë qytetarët pa dallim! Nuk jam për bllokimin e proceseve që i shërbejnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe zhvillimit institucional”, tha ai./Arbresh.info
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...