Veterani Nazim Krasniqi u hodh nga 15 metra lartësi pas ikjes nga spitali|
Këtu e kishte fundin Nazim Krasniqi.
44 vjeçari, ish-ushtar i UÇK-së, u hodh nga 15 metra lartësi për t’i marrë vetes jetën.
Ai u arratis nga klinika neuropsikiatrike ku po trajtohej tash e dy muaj.
Lufta e kishte lënë me disa probleme, të cilat u bënë fatale për të.
Familjarët thonë se pas luftës atij ju shfaqën disa shqetësime nga traumat që kishte marrë nga rrahjet e burgu.
Kështu të mërkurën, në fshatin Çifllek të Rahovecit, familja Krasniqi hapi dyert për të pame.
Nga familja i thanë T7, se ditëve të fundit, ai kishte ndryshuar sjellje duke bërë më i heshtur se zakonisht.
Prokuroria Themelore në Gjakovë që po merret me rastin, sipas informacioneve të para thotë se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Ndërkaq, në Klinikën Neuropsikiatrike ku i ndjeri po trajtohej e nga ku edhe iku nuk dhanë asnjë detaj.
Nazim Krasniqi u varros të mërkurën në fshatin Cifllek.
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës