Lëvizja Vetëvendosje përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar ashpër mungesën e Kadri Veselit sot në seancën gjyqësore në rolin e dëshmitarit.Aty thuhet se gjyqi që po ju bëhet deputetëve të saj është gjyq politik, ku tashmë kjo gjykatë sipas tyre e ka humbur njëanshmërinë e saj.
Sipas VV, vazhdimi i paraburgimit është shpërdorim i drejtësisë.Sipas Lëvizjes Vetëvendosje gjuha që ka përdorur gjyqtari Kalludra është fyese dhe kërcënuese.
Më poshtë është postimi i plotë:
VAZHDIMI I PARABURGIMIT RIDËSHMON LIDHJEN E KALLUDRËS ME VESELIN
Në gjyqin politik që po i bëhet deputetëve të Kuvendit të Republikës; Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu; gjyqtari Beqir Kalludra vazhoi paraburgimin për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj, përderisa nuk ishte në gjendje ta urdhërojë sjelljen me detyrim në gjykatë të Kadri Veselit dhe Armend Zemajt në cilësinë e dëshmitarëve. Tashmë, njëanshmëria e këtij gjyqtari të specializuar kundër VETËVENDOSJE!-s është edhe më e dukshme. Ai nuk e fsheh anën që mban.
Kalludra mundohet ta fsheh vetëm demaskimin e veprimeve të tij. Sot nuk i lejoi as mediat që ta transmetojnë drejtpërdrejtë këtë përndjekje politike.
Vazhdimi i paraburgimit për deputetët deri më 20 dhjetor është i papranueshëm, skandaloz dhe shpërfytyrim i drejtësisë. Vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Kalludra e mori veç pak pasi e kërcënoi deputeten Albulena Haxhiu me shprehjet: “Ta marr fjalën dhe të dënoj”, duke përmendur me nervozitet edhe kallëzimin penal që e ka ngritur VETËVENDOSJE! ndaj tij.
Në pyetjen e deputetes Albulena Haxhiu se a po e kërcënon, gjyqtari i pushtetit kërcënoi zëshëm : “Po, po të kërcënoj, ankohu po deshe!”.
Kësisoj, edhe me gjuhën e tij kërcënuese, gjyqtari Kalludra ridëshmon se është dorë e zgjatur e Kadri Veselit i cili kërcënon(te) vazhdimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! edhe nga foltorja e kryekuvendarit.
Derisa drejtësia është në duart e një gjyqtari politik që e mban anën e klanit Pronto, aktivistët dhe deputetët tanë po e vuajnë burgun pa u shpallur fajtorë dhe me procese të montuara politike. /arbresh.info/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s