Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, ku kanë pranuar pjesërisht ankesat e LVV-së, duke lënë jashtë garës për deputetë, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Bajram Mavriqin.
“Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur. E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur. Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës. Edhe kësaj rradhe, më të shumtë në numër e më të fuqishëm do të dalim. #KrejtdheDrejt me 14 shkurt”, ka shkruar Nagavci në Facebook./arbresh.info/
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit