Vetëvendosje iu ka bërë thirrje forcave politike e institucionale shqiptare, shoqërisë civile e medies, në Shqipëri e Kosovë, që t’i kushtojnë më shumë vëmendje çështjes së të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, raporton KTV.
Vetëvendosje, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj për vazhdimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
“Përdorimi i flamurit kombëtar është një e drejtë, të cilën shqiptarët nuk e kanë braktisur kurrë, as në momente më të vështira të historisë së tyre në shekullin XX. Këtë të drejtë shqiptarët nuk do të lejojnë që ta shtypë as Serbia e shekullit XXI. Nisja e procedurave ligjore ndaj Ilirian Jusufit, vetëm për shkak se ky e ka stolisur biznesin e vet me flamurin kombëtar më 28 nëntor, nuk është gjë tjetër veçse shprehje e lirisë së konfirmuar në konventat ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Serbisë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...