Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, rreth ushtrisë dhe liberalizimit të vizave, shkruan arbresh.info.
Deputeti i kësaj partie, Ismajl Kurteshi, thotë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë për të sqaruar këto çështje me faktorin ndërkombëtar.
“Për t’i sqaruar këto dhe për ta bërë faktorin ndërkombëtar t’i besojë këto projektet tona do të duhej që institucionet tona të punonin më shumë dhe ta promovonin më shumë vendin tonë dhe të bashkëpunojnë më shumë me vendet evropiane,” thotë Kurteshi për arbresh.info.
Sa i përket ushtrisë, Kurteshi tha se nuk ka kthim prapa.
“Ushtria është një e drejtë elementare e çdo vendi të pavarur, këtë gjë duhet ta kuptoj dhe ta pranojë edhe kryeministri Sebastian Kurz,” deklaroi ai.
Kurteshi, njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, ka komentuar edhe deklaratat për liberalizimit të vizave.
“Po dënohen qytetarët e pafajshëm, gjë që nuk është dashur të bëhet. E për këtë duhet të dënohen politikanët tonë të cilët nuk i përmbushin këto kërkesa,” tha Kurteshi.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kancelari austriak, Sebastian Kurz, është shprehur skeptik sa i përket transformimit të ushtrisë dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./A.Bajraktari/arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1