Policia e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të themelimit nuk ka marrë vetëm lavdata.
Kritika dhe akuza ndaj zyrtarëve të këtij institucioni kanë drejtuar sërish zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Si zakonisht aktivistët e VV-së nuk pajtohen me arrestimet e tyre që bëhen nga Policia.
Disa nga ta janë arrestuar edhe më 1 shtator kur në Kuvendin e Kosovës po mbahej seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Dy nga ta Sadri Ramabaja dhe Qëndron Kastrati kanë dalë sot në një konferencë për media duke akuzuar rëndë Policinë e Kosovës.
Madje asamblisti Ramabaja tha se në Policinë e Kosovës është ulur këmbëkryq UDB-ja.
“Mekanizma të instaluar në Policia na sjellin në kujtesë situata të palakmueshme si përballjen me forcat policore serbe. Pikëpamjen që kisha lidhur me funksionimin e Policisë e kam ndryshuar shumë. Kam konstatuar me keqardhje që në këtë institucion është ulur këmbëkryq UDB ja serbe”, tha Ramabaja në konferencë.
Ai foli për aktivistët e arrestuar dhe trajtimin e tyre nga ana e Policisë.
Sipas tij Policia ka vënë në thumb familjet që kane dhënë shumë për këtë vend.
“Vetëvendosje po e vret këtë zinxhir komandues të Beogradit të instaluar në Polici. Denoncoj këtë bandë te UDB-së të instaluar në Polici me sjelljet brutale”.
Edhe Qëndron Kastrati i arrestuar më 1 shtator pas protestës foli për ngjarjen gjatë arrestimit.
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...