Lëvizja Vetëvendosje ka abstenuar sot në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, kur është kërkuar që shqyrtimi i projektligjit për Demarkacionin të shtyhet deri në arritjen e konsensusit politik.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot, me shumicë të votave, ta shtyjë diskutimin për Projektligjin e Demarkacionit derisa të arrihet konsensus politik, e më pas edhe ta caktohet data kur del në votim.
Kundër kësaj ishte vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas së cilës, çështja e Demarkacionit duhet të dërgohet sa më parë në Kuvend dhe të përfundojë kjo temë.
Neutrale ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila abstenoi, kur u votua nëse duhet ose jo të shtyhet shqyrtimi i projektligjit dhe caktimi i seancës për votim.
Partia më e zhurmshme politike për pothuajse tri vjet që vendi po ballafaqohet me çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, sot nuk pati qëndrim konkret nëse duhet ose jo të shtyhet data e seancës.
Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit mori pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, që kishte bojkotuar të gjitha mbledhjet e kryesisë së Kuvendit, prej që ka dhënë dorëheqje nga pozitat partiake.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se patën unanimitet ne mbledhje për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen që ka bllokuar vendin për gati tri vjet.
Ai tha se po punojnë ngadalë por me hapa të sigurt që Demarkacionit t’i vihet pika, e për këtë u duhet të arrijnë konsensus nacional.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti tha se është e dëmshme dhe e panevojshme të shtyhet shqyrtimi i Demarkacionit dhe se partia e tij këtë e kërkoi që të ndodhë sa më parë. /Express/
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...