Faton Klinaku nga OVL, ka thënë që ka pasur premtimin e deputetëve të Vetëvendosjes se do ta kenë mbështetjen e tyre në kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Klinaku ka pohuar që janë në pritje të seancës së radhës pas pushimit dimëror, madje sipas tij kuvendi e ka të obligueshme ta thërrasë seancën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke u bazuar në 15 mijë nënshkrimet e mbledhura të peticionit të OVL-së.
“Kryesia e kuvendit është dashur që të thërras seancën, partitë po bëjnë lojëra nuk po e marrin seriozisht. Kemi pasur premtime edhe nga partitë e tjera, kemi pas premtime nga VV-ja që do ta mbështesin kërkesën tonë për shfuqizimin e gjykatës speciale. Presim që pas pushimit në sesionin tjetër të thërrasin seancën, e kanë të obligueshme” ka thënë Klinaku në një intervistë në Info Magazine.
Ai ka mohuar që koha e mbledhjes së nënshkrimeve të këtij peticioni të ketë qenë e qëllimshme, përderisa tha që qysh prej miratimit të ligjit për Gjykatën Speciale e kishin kundërshtuar një gjë të tillë.
Klinaku shtoi që ashtu siç është miratuar ligji për këtë gjykatë edhe mund të shfuqizohet, me shumicën e thjeshtë.
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...