Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka dhënë detaje lidhur kallëzimin penal të dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ndaj dy zyrtarëve të lartë të shëndetësisë, Armend Zemajt dhe Valbon Krasniqit.
Ky kallëzim penal ndaj tyre është ngritur për përgjegjësi për mungesën e oksigjenit mjekësor në spitalet e vendit, dhe për këtë Uka thotë se përcolli vetëm shqetësimin e qytetarëve të Kosovës.
”Ne kishim pyetje konkrete për atë se si janë furnizuar spitalet me oksigjen kohëve të fundit. Por nuk kemi marrë asnjë përgjigjie”.
”Këtu kemi të bëjmë me dy skandale: për deklarime të vazhdueshme që kanë qenë të rrejshme sepse kemi parë edhe përmes ekranit ku Ministri Zemaj deklaron se s’ka pasur asnjëherë mungesë në spitale”.
”Sikurse kemi dëgjuar deklaratat e Drejtorëve të spitaleve regjionale që kanë hasur me vështirësi të furnizimit me oksigjen”, tha ai.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...