Mbrëmë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një debat televiziv tha se pas 100 ditëshit të qeverisjes Haradinaj, opozita do të ngris mocion për rrëzimin e kësaj qeverie.
Haziri në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të përkrahin LDK-në në këtë aspekt dhe të rrezohet Qeveria Haradinaj. E deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i ka thënë lajmi.net se pasi nuk ka asgjë konkrete deri më tani nuk është marr asnjë vendim deri tani.
Selimi i quajti normale ngritjen e mocionit për rrëzim të Qeverisë, por nuk u deklarua nëse partia e tij do ta përkrah apo jo.
“Është normale që një opozitë të ngrit mocion për rrëzimin e qeverisë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë shkurt deputeti i VV-së./lajmi.net
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...