Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur falënderimet e saj ndaj qytetarëve që e mbështetën në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e konfirmuar kështu si subjektin politik më të votuar në historinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosje njoftoi se mori gjithsej 486,994 vota, ose 51.11% të vullnetit qytetar.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikën e Kosovës.
486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati.
Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...