Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka thënë se status-quo në të cilën ndodhet kjo lëvizje prej muajsh duhet t’i jepet një epilog.
Ai ka thënë se duhet të merret një vendim sa më parë që të dilet nga situata që gjenden.
“Mendoj që krejt kjo status-quo duhet të përfundojë me një vendim të qartë dhe të shpejtë – o po punojmë bashkë, o po ecim rrugëve tona”, ka thënë Ismaili në Klan Kosova.
“Është më afër ndarja, sepse nuk është ndërmarrë asgjë për pajtim”.
“Jam ndarë edhe nga gruaja para 13 vjetësh dhe tash jemi shokë shumë të mirë. Çdo ndarje është e dhimbshme. Por po më pengon që respekti dhe dashuria e njerëzve që kanë vendos me dalë është kthyer në urrejtje”.
“Janë dëshpëruar qytetarët, votuesi, por nuk po ecë më sepse janë dy mendësi të ndryshme”, është shprehur Ismaili.
Me rëndësi për të, ka ripërsëritur Ismaili, është që të bëhet një zgjidhje sa më parë.
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...