Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet sot në Berlin, Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani po proteston siç kanë thënë ata kundër pazareve Thaçi-Vuçiq. Dhjetëra persona i janë bashkuar kësaj proteste që po mbahet para zyrës së Kancelarës së Gjermanisë në Berlin.
Protestuesit dëgjohen duke brohoritur në gjuhën gjermane, se nuk dëshirojnë një Bosnje të dytë.
Sipas VV-së, përqendrimi kryesor i vëmendjes në ketë temë do të jetë trajtimi i pazareve të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb Aleksandër Vuçiqit, të cilët sipas VV-së, i bashkon marrëveshja e tyre gjentelmene për rrudhjen dhe cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...