Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka folur për bastisjet që po kryhen nga hetuesit e Prokurorisë Speciale në shtëpitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, duke e quajtur Prokurorinë Speciale, prokurori politike.
“Prokuroria po tregon se është prokurori politike, duke shkuar në shtëpitë e njerëzve për t’i bastisur”, ka thënë ai për T7.
Klinaku që në konferencën e djeshme ka paralajmëruar se do të ketë protestë të veteranëve, tha se kjo do të vendoset në mbledhjen e këshillit drejtues që do të mbahet sot.
“Do të kemi mbledhjen e këshillit drejtues të OVL-së sonte në mbrëmje, ku do të diskutojmë për mundësinë e organizimit të protestës gjithpopullore dhe këshilli drejtues do të vendosë”, tha Klinaku./Arbresh.info/
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...