Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) lut veteranët e luftës së UÇK-së, që të përcaktohen vetëm për një pension që marrin nga Qeveria.
“Veterani luftëtar i UÇK-së nuk mund të jetë shfrytëzues i asnjë pensioni tjetër nga skemat pensionale të financuara nga shteti. Në rast se veterani është shfrytëzues i ndonjë skeme pensionale në Republikën e Kosovës, duhet të përcaktohet se cilin pension dëshiron të shfrytëzoj”, njofton MPMS.
E po ashtu ‘të gjithë ata veteranë që janë të punësuar në sektorin publik apo privat nuk kanë të drejtë të përfitimit të pensionit të veteranit të UÇK-së’.
Në rastet kur veterani aplikon për pension personal të veteranit, por është shfrytëzues në ndonjërën nga skemat tjera pensionale, MPMS thotë se nënkupton se veterani është përcaktuar me vullnetin e tij personal dhe nëse i plotëson kriteret e parapara me ligjin e lartcekur dhe sipas U.A 01/2015, atij ose asaj do t’i ndërpritet pensioni tjetër dhe do të shfrytëzoj vetëm pensionin personal të veteranit të UÇK-së.
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...