Veteranët e UÇK’së reagojnë ndaj këshilltarit të Kurtit, e quajnë Gashin avokat të Serbisë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtaret të Kosovës ka dënuar gjuhen e përdorur nga këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi ku akuzoi UÇK’në se ka kryer krime lufte ndaj civilëve serbë.
Gucati tha se Gashi me deklaratat e tij është duke i shërbyer Serbisë cdo herë e më shumë dhe se po e luan rolin e avokatit të Serbisë.
“Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dënon gjuhën fyese dhe denigruese të Shkëlzen Gashit dhe i bënë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës të ftojë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime luftë dhe të nis hetim ndaj tij. Shkëlzen Gashi i cili me deklaratat e tij është duke i shërbyer çdo herë e më shumë Serbisë ku është duke e luajtur rolin e avokatit të Serbisë në vend se të punontë në të mirën e shqiptarëve të Kosovës si një ‘’i mençur’’ që shitet është duke bërë argatin e Serbisë, historikisht dihet së kush i ka akuzuar shqiptarët për krime luftë Serbia por ja që sot kemi njerëz të tillë si puna e Shkëlzen Gashit që nga studiot televizive çdo ditë e më shumë po akuzon dhe po shpifë ndaj UÇK-së, njerëzit si soji i tij vendin e kanë në Beograd dhe jo në Kosovë!”, ka reaguar kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati.
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...