Dhjetëra veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestuan para Kuvendit të Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, thotë se duan rritjen e pensionit prej 170 eurove.
“Ja kemi shprehur shqetësimet për ndryshimet që duan t’i bëjnë pa neve. Po protestojmë kundër diskriminimit. Deputetët nuk duhet t’i shërbejnë interesave të politikës ditore”, deklaron Klinaku gjatë protestës, raporton arbresh.info.
Ai thotë se nuk do të ndalin protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Jemi të detyruar që pakënaqësitë tona t’i shprehim në rrugë, dhe këto protesta do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave tona”, shprehet Klinaku./arbresh.info/

Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...