Një pjesë e veteranëve të UÇK-së kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar miratimin e buxhetit për pagesat e veteranëve.
Valentina Haliti, veterane e UÇK-së tha në këtë protestë se shumë veteranë i kanë dërguar mesazhe se nuk kanë as 2 euro në xhep për të ardhur në Prishtinë për të protestuar, shkruan arbresh.info.
Sipas saj, gjendja e veteranëve është e mjerueshme, një pjesë e tyre po duan edhe të vetëvriten për shkak të kushteve të vështira të jetesës.
“Jetojmë në robëri nga padrejtësitë që po na bëhen për shumë vite, statusi i veteranit u shit, me çmim pazari nga 3000 euro për certifikatë. Veteranët po hyjnë në muajin e 3’të pa pensione. Të përmbyllet lista definitive e veteranëve sepse Ligji është miratuar në vitin 2012. Lus qeverinë e Kosovës që të mos miratoj Ligje që bëjnë kategorizimin e veteranëve sepse ekzistojnë vetëm dy kategori veteranësh, janë veteranët e UÇK-së dhe veteranët falso që kanë blerë certifikata falso, Hysni Gucati ka shitur certifikata nga 3000 euro dhe unë jam dëshmitare”, është shprehur Haliti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1561595443905542/
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen