Një person është vetëplagosur sot në Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Bujar Roka” në Gjakove përderisa personi ishte duke u vozitur me veturën e një personi tjetër, (dëshmitarit) i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmben e majtë, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj tha për arbresh.info se personi është plagosur në këmbën e majt.
“Datë 14.12.2021 rreth orës 13:00 ne Rr. “Bujar Roka” ka ndodh vetëplagosje. Nga ana e emergjencës së qytetit është informuar policia për një person i cili është vetë plagosur me armë zjarri. Me të arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit të lartcekur në rrugën e lartcekur i ka shkrepur arma dhe është plagosur ne këmben e majte”, tha Gjurkaj.
Sipas Gjurkajt, nga ana e mjekëve, të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë.
“Është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër te tij inicohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe „Perdorim i Armes“ dhe i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt”, tha ai/arbresh.info/
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
Krijohet Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore në Shqipër...
“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me n...
Foda optimist para ndeshjes me Sllovakinë, flet edhe për tif...
Ushtarët amerikanë, zviceranë e gjermanë ushtrojnë bashkë në...
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë