Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Natës së Fitër Bajramit, duke përcjellë një mesazh paqeje, gëzimi dhe reflektimi.
Përmes një postimi publik, Pacolli ka theksuar rëndësinë shpirtërore të kësaj nate të bekuar, duke uruar që ajo të sjellë harmoni në familje dhe begati në jetë, shkruan Arbresh.info.
“Gëzuar Natën e Fitër Bajramit! ✨ Uroj që kjo natë e bekuar t’ju sjellë paqe në zemër, gëzim në familje dhe shumë begati në jetën tuaj. Zoti të na pranojë sadakanë dhe agjërimin! 🌙💫”, ka shkruar ai.
Mesazhi i tij vjen në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit, një periudhë e përkushtimit, solidaritetit dhe reflektimit për besimtarët myslimanë./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...