Ministria e Shëndetësisë së Kosovës (MSH) ka publikuar raportin me rastet e reja për Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë, janë shëruar 39 qytetarë dhe janë aktive 504 raste.
Njoftimi i plotë nga MSH:
12 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123.
Në total numri i rasteve aktive është 504.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg