Policia e Kosovës vetëm gjatë muajit korrik 2024 ka pranuar 53 raportime për të shtëna me armë zjarri në ahengjet familjare.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se kanë hapur 55 raste si dhe janë konfiskuar 46 armë e 472 municion.
Po ashtu, përmes një njoftimi MPB thekson se janë arrestuar 42 persona dhe është raportuar për një person të plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri në ahengje.
“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, ka thënë në njoftim MPB./Arbresh.info
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...