Vetëm gjatë 24 orët e fundit në Kosovë, janë shënuar 52 aksidente në komunikacion, nga të cilat, 26 pjesëmarrës, pësuan lëndime trupore. Kështu i tha Radio Kosovës, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, duke u bërë thirrje shoferëve për kujdes të shtuar dhe tu përmbahen rregullave të komunikacionit, me qëllim të shmangies së aksidenteve.
Aksidentet në komunikacion të ditëve të fundit që përfunduan me fatalitet në rrugët e Kosovës, ishin shqetësuese jo vetëm për policinë e Kosovës por edhe për qytetaret e gjithë vendit tonë, tha Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës. Për këtë, policia e Kosovës është vënë në veprim me një varg aktivitetesh më qëllim të parandalimit të aksidenteve të tilla, tha Hoxha.
“Mund te ju konfirmoj se gjatë 24 orëve të fundit kemi të regjistruara gjithsejtë 52 aksidente në trafikun rrugor, 26 aksidente janë më lëndime trupore dhe 26 me dëme materiale. Ndërsa, Policia e Kosovës gjatë këtyre 24 orëve, ka shqiptuar gjithsejtë 1333-të tiketa në trafik”, tha ai.
Qytetaret kanë mendime të ndryshme sa i përket trafikut rrugor dhe aksidenteve të shumta që po ndodhin dita ditës.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës Daut Hoxha, ka thënë se policia do të jetë në pikat e caktuara dhe do të ndërmerr masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...