Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj situatës së fundit politike në vend, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për tejkalim të kompetencave dhe cenim të rendit kushtetues.
Në reagimin e saj, ajo theksoi se “reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurtin të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur Presidentin në stil ‘karate’ dhe për ta përmbysur rendin kushtetues”.
Çitaku shtoi se përpjekjet për ndikim nuk kanë munguar as së fundmi.
“Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit. Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur. Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës”, tha ajo.
Ajo e akuzoi Kurtin për përqendrim të pushtetit.
“Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër. Një shfaqje e turpshme”, ka shkruar Çitaku.
Aksident me fatalitet në Gjakovë: U përplas me shtyllë elekt...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Shfaqet një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në...
QKUK realizon me sukses operacionin për heqjen e plumbit nga...
2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KF...
Osmani godet Kurtin: Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kos...