Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të paraqiten sa më parë në pikat më të afërta të shërbimit për të nënshkruar kontratat për shërbime, si dhe për të kryer pagesat e faturave të ujit.
Sipas njoftimit zyrtar, afati për nënshkrimin e kontratave është drejt përfundimit dhe kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në skadimin e tij. Nga kjo kompani theksojnë se respektimi i këtij obligimi është i domosdoshëm për vazhdimin e rregullt të furnizimit me ujë.
Në të kundërtën, paralajmërohet se konsumatorët që nuk e përmbushin këtë detyrim brenda afatit të përcaktuar do të përballen me ndërprerje të pashmangshme të shërbimeve të ujësjellësit.
KRU “Prishtina” u bën apel qytetarëve që të veprojnë me kohë, në mënyrë që të shmangin pengesa të panevojshme dhe të sigurojnë furnizim të pandërprerë me ujë.
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...