Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Nomza Emini ka shprehur se nëse Kosova do të ratifikojë marrëveshjen e shënimit së vijës kufitare me Malin e Zi, do të ndodhë liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian (BE). Sipas saj kushti tjetër i luftimit të korrupsionit është kusht i vazhdueshëm dhe nuk do ta pengojë liberalizimin në një miratim të mundshëm të Demarkacionit.
“Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor ballafaqohen me një shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, porse të gjithë kanë lirinë e lëvizjes me shtete anëtare të Shengenit. Prandaj, mendimi i disave se nuk do të ketë liberalizim pa përfunduar lufta kundër korrupsionit nuk qëndron sepse kjo luftë është permanente dhe kërkon kohë. Tha Emini për Indeksonline.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar rikthimin në Kuvend të Projektligjit të Demarkacionin me Malin e Zi brenda dy javëve të ardhshme për arsyen që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.
Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu tha dje për Gazetën Express se “Natyrisht se ne jemi gjithashtu shumë të interesuar që t’i respektojmë afatet kohore që ndërlidhen me punën e subjektet përkatëse në Bruksel rreth kësaj çështjeje me qëllimin që demarkacioni të mos mbetet për vitin e ardhshëm por të zgjidhet sivjet”.
Po ashtu edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar në një emsion debati ka ripërsëritur edhe njëherë se demarkacioni duhet të miratohet për vizat. Ai tha se kundërshtarët e demarkacionit për veten e tyre i kanë vizat.
“Demarkacioni është i drejtë dhe nëse nuk kalon dhe ndikohet kjo vendimmarrje nga provincializmi lokal dhe patriotizmi i rrejshëm, për Kosovën nuk do të ketë liberalizim vizash. Ndërsa ata që po e pengojnë këtë proces për vete e familjet e tyre kanë viza”, ka thënë Thaçi.
Megjithatë opozita nuk ka ndryshime në qëndrimin e saj kundër këtij versioni të demarkacionit. Pavarësisht se kanë ende ftesë publike nga Kryeministri Mustafa për të dialoguar në zgjidhjen e një konsensusi, opozita nuk pranon dialog dhe insiston që të kthehet në pikën zero kjo marrëveshje. Dështimi i miratimit të demarkacionit me Malin e Zi do të sjellë që kosovarët akoma të prezin me muaj për një termim dhe të rrinë në radhë të gjata para ambasadave për një vizë.
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...